Avokati i shoferit të autobusit që shkaktoi tragjedinë: Mua s’më tha që e zuri gjumi

schedule10:38 - 27 Korrik, 2021

schedule 10:38 - 27 Korrik, 2021

Shoferit i shqiptarit nga Kosova që shkaktoi aksidentin e tragjik të dielën në Kroaci i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Avokati i tij, Igor Cisper tha se shoferi nuk i ka thënë atij se e kishte zënë gjumi gjatë drejtimit të autobusit, raporton Index.hr. 52-vjeçari do të mbrohet edhe nga avokati tjetër Ljubo Pavasoviq Viskoviç. “Në asnjë moment ai nuk më tha se e zuri gjumi”, tha Igor Cisper, avokati i shoferit, duke shtuar se nuk mund tregojë se çfarë i ka thënë klienti i tij.

Por të dielën, zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjiç, tha se shoferi i kishte thënë se e kishte zënë gjumi për një moment në timon.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë” kishte deklaruar Pranjiç.

Shoferi i autobusit në të cilin dhjetë veta vdiqën dhe mbi 40 u lënduan afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci u dërgua dje në Prokurori, ku u mbrojt në heshtje. Ai do të ndiqet penalisht me ligje të Kroacisë.

Siç raportoi policia dje, shoferi do të procedohet penalisht për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shkaktimi i aksidentit të trafikut në trafikun rrugor”, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burgim.

Josip Mataija, shef i Shërbimit të Sigurisë në Trafik në Kroaci i tha se tragjedia do të ishte më e vogël nëse udhëtarët do të ishin lidhur me rripin e sigurisë./Gazeta Express