Propozimet për martesë janë gjithmonë të bukura dhe emocionuese. Maria Belen Perez Maurice është një nga sportistet argjentinase në Lojërat Olimpike të Tokios.
36-vjeçarja nga Buenos Aires garon në sportin e skermës, por rezultati nuk ishte pozitiv dhe u mund në raundet kualifikuese. Moment i vështirë, të cilin trajneri dhe i dashuri i saj ia ktheu në të paharrueshëm.
https://streamable.com/3uh6fw
Teksa Maria ishte e trishtuar për humbjen, Lucas Saucedo iu afrua me një pusullë, aty ku kishte shkruar: “Do të martohesh me mua?”
Sigurisht që përgjigja ishte pozitive, për një çast u harrua disfata dhe të dashuruarit ishin më të lumtur se kurrë. /abcnews.al