Parlamenti i Francës ka votuar për t’i bërë pasaportat e vaksinave kundër koronavirusit, pjesë kryesore të jetës së përditshme, pas një dokordësimi midis ligjvënësve.
Miratimi i këtij vendimi erdhi një ditë pasi Franca u përfshi në protesta kundër masave të Covid-19, pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi javën e kaluar që leja shëndetësore (pasaporta e vaksinave), apo një test negativ do të kërkohej në disa vende, si kinema apo klube nate…
Sipas Macron kjo është një masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, në një situatë kur ka një shtim të rasteve për shkak të varianteve të reja të Covid.
/abcnews.al/