Numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar rënie, sipas burimeve qeveritare. Britania e Madhe regjistroi 29,173 raste të reja në 24 orë, numri më i ulët i të infektuarve që nga shkurti.
46,563,452 persona kanë marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid, ndërsa 37,160,659 janë vaksinuar plotësisht. Shifrat e fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare sugjerojnë se 92% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kanë antitrupa ndaj virusit.
Sipas të dhënave një dozë e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca është rreth 35% efektive në parandalimin e Covid dhe variantit Delta. Pas dy dozave efektiviteti rritet në 88% për Pfizer dhe 67% për AstraZeneca./abcnews.al