Zbulohet emri i të plagosurit në Shkodër, vrau dy persona në 2008

schedule09:24 - 25 Korrik, 2021

schedule 09:24 - 25 Korrik, 2021

“ABC” ka zbuluar identitetin e 52-vjeçarit që mbeti i plagosur në Shkodër gjatë operacionit që RENEA po zhvillonte për kapjen e personave në kërkim. Ai është Ardian Narkaj i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e dy personave.

Ardian Narkaj u dënua për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga policia.

Por pavarësisht dënimit nga gjykata, Narkaj ishte ende në kërkim duke i shpëtuar drejtësisë për shumë vite, por që tashmë do të shkojë pas hekurave. Efektivët e RENEA-s e kanë dërguar fillimisht në spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës te “Trauma” pasi është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve që ka marrë.

db/ Abcnews.al