Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri alarmoi mbrëmjen e sotme banorët në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë, pranë zonës së Qytetit Studenti rreth orës 20:30.
“ABC” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, lokalin ku ndodhi plagosja me armë zjarri, ndërsa policia ka rrethuar zonën. “Këtej, këtej, nuk lejohet” dëgjohet një efektiv policie.
Dy personat që u qëlluan janë Altin Gjoka 32 vjeç, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç, që ka një plagë në gjoks.
Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili është Aldo Gjini.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur në lokal./db/Abcnews.al