Rehova e Kolonjës ishte destinacioni i radhës i Mik Festival në ditën e dytë të tij. Ky fshat me vlera historike dhe kulturore impresionoi artistët pjesëmarrës. Në pjesën e parë të ditës artistët dhe të ftuarit u njohën me historinë, monumentet e kulturës dhe kulinarinë.
Ndërsa pasdite u mbajt tek kisha koncerti “Përsëri këndojmë” nën dirigjimin e mjeshtres Suzana Turku. Pjesë e koncertit ishte dhe pianistja e famshme Ardita Bufaj dhe dy balerinët Loreta Bala dhe Andi Vrapi.
Pjesëmarrësit shijuan muzikën kërcyen bashkë me artistët. Mjeshtrja Turku ndodhej për herë të parë në Rehovë.
“Përshtypjen më të madhe ma ka bërë mikpritja, shtëpitë e bukura, pastërtia, qetësia, bujaria”, ka thënë ajo
Kjo ishte në ditë ndryshe dhe për banorët e Rehovës që lanë punët e përditëshme dhe ndoqën këtë koncert. /abcnews.al