Një incident i pazakontë ka ndodhur në Dropull ku persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull.
Policia e Gjirokastrës në lidhje me këtë ngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndër të tjera uniformat blu bëjnë me dije se një ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.
“Specialistët e Postës së Polisicë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al