Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident i rëndë në Hamallaj, përplasen dy makina, ndërron jetë pasagjerja

schedule10:21 - 24 Korrik, 2021

schedule 10:21 - 24 Korrik, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës. Policia njofton se një automjet që drejtohej nga G. H., 67 vjeç është përplasur me një tjetër makinë, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja me iniciale E. H.

Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar nga policia.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!