Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesën e avokatit Gregory Keohe, të ish-presidentit Hashim Thaçi për gjykim të lirë.
Avokati, ka dërguar në gjykatë kërkesat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit, ku përveç argumentit të fakteve të prezantuara nga prokuroria jep edhe detaje për garancitë e ofruara për lirimin e Thaçit.
Por duket se këto kërkesa janë refuzuar, duke vazhduar në këtë mënyrë paraburgimin për ish-Presidentit.
Ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë këtë vendim.
/abcnews.al/