Claydee së fundmi ka sjellë këngën hit të kësaj vere “Détente”. Në intervistën për “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi ai tregoi se ‘Detende’ do të thotë Stop, dhe këtë e ka vendosur për shkak të situatës së pandemisë. Po a është për një këngëtar stresuese teksa mendon që kënga e radhës duhet të jenë hit patjetër.
Claydee theksoi se për një artist është presion që të punoj për të sjellë këngë hit sepse duhet gjithmonë të jetë në veçantinë e saj, ndryshe nga këngët e mëparshme, megjithatë nuk i pëlqen aspak të bëj krahasime.
Por duket që këngëtari dhe kantautori i suksesshëm do të ketë këngët të tjera pas kësaj. Kënga tjetër sipas tij, do të jetë në duet me një këngëtar shqiptar dhe do të jetë e miksuar në tre gjuhë: shqip, spanjisht, anglisht.
“Kemi dy këngë që po punojnë tani dhe do të ketë gjuhën shqipe. Do kem edhe një bashkëpunim edhe me një shqiptar të njohur. Nuk e them dot emrin tani sepse është momenti i procesit të punës ende’.
Ermali e pyet për diskutimet e shpeshta në rrjet për një këngë greko-shqiptare, mundësi që se mohon pasi sipas tij arti e muzika kalon kufijtë.