Denoncimi për tenderat, Petro Koçi thirret në SPAK për të dëshmuar

schedule14:27 - 23 Korrik, 2021

schedule 14:27 - 23 Korrik, 2021

Deputeti i zgjedhur Petro Koçi pas denoncimeve publike se tenderat në Bashkinë e Fierit po përfitohen nga persona me backround kriminal është thirrur nga SPAK për të dëshmuar. Thirrjen për të dëshmuar përpara prokurorëve të SPAK e ka konfirmuar vetë ish-zv.ministri i Mbrojtjtes për ABC, duke theksuar se do të jap shpjegime për të gjitha çështjet që ka dijeni. Një ditë më parë, SPAK njoftoi nisjen e hetimeve për këtë çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur socialist mbi tenderat në Fier.

Efektet e SPAK-ut dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndiejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier, ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publikë. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet, si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit, duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, shkroi Koçi pak ditë më parë.

Por deklaratat e deputetit të zgjedhur, Petro Koçi janë hedhur poshtë nga kreu ish-drejtori i Kadastrës në Fier, Ervin Bushi. Ky i fundit pretendon se deklaratat e Koçit kanë synim të përçajnë Partinë Socialiste.  “Së pari, mendoj qe nuk eshte serioze per familjen politike shkrimi i statuseve te tilla prej tij, ne te cilat fyhen figura e baltosen personalitete duke venë si kriter vlerësimi interesat personale dhe duke shkelur me te dy kembet parimet mbi te cilat mbeshtetet forca jone politike. Sa keq keshtu, kur kryesia e PS-së te sjell per te bere pune te mira dhe t’i s’mundesh te besh asgje! Sa keq keshtu, kur kryesia te sjell per te punuar e bashkepunuar dhe ti vetem perc’an dhe njollos! Sa keq qe ne vend te shohesh se sa shume eshte rilindur e lulezuar qyteti yne ti deshiron te shohesh vetem njolla te erreta” reagoi ai. Do të jetë prokuroria speciale anti-korrupsion që pasi të marrë deponimet e deputetit Petro Koçi do të njoftojë mbi hapat që do të ndërmarrë për këtë çështje. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!