Ervis Kasmi 42-vjeç i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga policia pasi mbahej nën vëzhgim me dron. Kasmi është kapur nga blutë në një banesën e fqinjit të tij, A. B., 41 vjeç , në Fushë-Milot, i cili e ndihmonte të fshihej.
Për këtë fakt edhe ky i fundit është vënë në prangat e policisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Kasmi ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. m.v/abcnews.al