Një surprizë që Uenxhi Kapri bëri ndaj prindërve të saj është bërë virale në rrjet. Vlogerja publikoi në rrjete sociale momentin kur takon prindërit pas rikthimit pas dy vitesh bashkë me të dashurin gjerman.
E ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Vlogerja tregoi prapaskenat e kësaj surprize. “Mendova se do të ishte një kujtim i bukur dhe doja ta filmoja.”, tha Uenxhi. Ajo zbuloi se është njohur me parterin gjerman, Stefanin në një date app, me të cilin është fejuar së fundmi pas një propozimi romantik në Durrës.
Stefan përcolli dhe një mesazh për emisionin teksa u shpreh: “Uenxhi dhe unë ishim në Shqipëri për pushime, më pëlqen Shqipëria shumë, është një vend special, me natyrë shumë të bukur, me njerëz të këndshëm, të ngrohtë.
Mësoj shqip sepse prindërit e Uenxhit nuk flasin gjermanisht. Në të ardhmen kur Uenxhi dhe unë do të kemi fëmijë, ne duam që ata të mësojnë shqip dhe gjermanisht.”, tha ai. /abcnews.al


