Rreth 200 milionë europianë janë vaksinuar plotësisht, më shumë se gjysma e të rriturve, sipas një deklaratë të BE-së.
Kjo vjen ndërsa blloku tha se do të dhurojë më shumë se 200 milion doza të vaksinave anti-Covid në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta para fundit të vitit, megjithëse vendet anëtare janë kritikuar për fushatën e ngadaltë të vaksinimit.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE “merr përgjegjësinë e saj për të ndihmuar botën në luftën kundër virusit. Vaksinimi është kryesor. Kjo është arsyeja pse vaksinat duhet të shpërndahen në të gjithë vendet e botës.”
Vendet e BE-së deri më tani i kanë dhuruar kombeve të varfra vetëm një pjesë të vogël të vaksinave të tepërta kryesisht doza të AstraZeneca, më pak se 3% të dozave të 160 milion që ata planifikojnë të dhurojnë në total për të ndihmuar në zbutjen e pandemisë globale./abcnews.al