Studim izrealit: Efektiviteti i vaksinës Pfizer bie në 39%

schedule08:21 - 23 Korrik, 2021

schedule 08:21 - 23 Korrik, 2021

Autoritetet shëndetësore izrealite në një studim të fundit kanë bërë me dije se gjatë priudhës qershor korrik, efikasiteti i vaksinës Pfizer / BioNTech kundër infeksionit SARS-CoV-2 ra në 39%.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se të dhënat janë bazuar mbi rezultatet e vaksinës për variantin Delta që po përhapet në vend.

Kjo përqindje është dukshëm më e ulët se 64% që u përmend nga 6 qershori deri më 3 korrik dhe se  94.3% që ishte nga 2 maji deri më 5 qershor.

Sidoqoftë, efektiviteti i vaksinës amerikano-gjermane në parandalimin e formave të rënda të Covid-19 vlerësohet në 91.4% dhe efektiviteti i saj në parandalimin e pranimeve në spital vlerësohet në 88%, sipas vlerësimeve të Ministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!