Gjenden në afërsi të Karaburunit dy turistët francez, prej 6 orësh të humbur

schedule23:35 - 22 Korrik, 2021

schedule 23:35 - 22 Korrik, 2021

Janë gjetur dy turistët francez në pyllin e Llogaras. Ata kishin humbur prej më shumë se 6 orësh.

ABC mëson se dy turistët francez janë gjetur në zonën e Gramës në Karaburun. Ata kishin lëshuar sinjalin SOS, ndërsa në drejtim të tyre u nisën grupet e shpëtimit.

Njoftimi i plotë

Policia u vjen në ndihmë dy turisteve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen në stacionin e Policisë Orikum./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!