Çudi e madhe te Vllaznia, gjysma e skuadrës me probleme shëndetësore

schedule22:55 - 22 Korrik, 2021

schedule 22:55 - 22 Korrik, 2021

Një lajm aspak i pritur vjen nga Qipro, aty ku Vllaznia u mund me shifrat 1-0 ndaj AEL Limassol në Qipro. Shkodra Sport me dije se ekipi ka pasur probleme shëndetësore nga para ndeshjes.

Sulmuesi Ardit Hoxhaj e ka pasur të pamundur të udhëtojë me ekipin dhe ka qëndruar në hotel, teksa një ditë më parë mesfushorit Fjoart Jonuzi i është dashur të marrë serum.

Edhe afrimi i verës, Liridon Latifi është detyruar të shkojë në spital për mjekim për shkak të shqetësimeve ditën e djeshme. Shqetësime kanë pasur edhe Ardit Krymi dhe trajneri i portierëve, Lekiqi.

Nga ajo që raportohet thuajse gjysma e skuadrës ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe ende nuk dihet shkaku i kësaj ndodhie në skuadrën shkodrane. Dyshimet e para janë për një mini-helmim nga ushqimi. /abcnews.al