Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 2, 604 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 469, 042 persona, prej të cilave 51.2% janë burra.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 5 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 126 persona ndodhen në intubim .
Që nga fillimi i pandemisë në Greqi kanë humbur jetën 12, 875 pacientë, 95.1% prej tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.
Ndërkohë numri i pacientëve të rinj të shtruar në spitalet Covid është 173./abcnews.al/