Tokio 2020: Raste të reja me COVID, numri i të infektuarve shkon 91

schedule11:18 - 22 Korrik, 2021

schedule 11:18 - 22 Korrik, 2021

Raste të tjera me COVID në Fshatin Olimpik të Tokios. Nesër zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, që do të zgjasin deri më 8 gusht.

Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe katër banorë të tjerë të Fshatit Olimpik Tokyo 2020, duke përfshirë dy atletë, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Që prej fillimit të korrikut, 91 persona të akredituar për Olimpiadën janë infektuar me koronavirus. Candy Jacobs (skejtbord) nga Holanda dhe Pavel Sirucek (ping pong) nga Republika Çeke rezultuan pozitivë dhe u larguan nga fshati për të nisur karantinën në hotel. /abcnews.al