Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin, ndërsa janë bërë pesë vite që nga miratimi i Rerformës në Drejtësi.
KPK bën me dije se nga procesi i Vettingut janë shkarkuar 155 gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë hasur probleme në tre shtyllat, me pasurinë, pastërtinë e figurës ose me aftësitë profesionale.
Gjithashtu janë konfirmuar në detyrë 174 gjyqtarë e prokurorë, ndërsa 56 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen.
Bilanci nga KPK:
174 vendime për konfirmimin në detyrë
155 vendime për shkarkimin nga detyra
56 vendime për ndërprerje procesi (dorëheqje)
8 vendime për pushimin e procesit
25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar
3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjecare.
g.v/abcnews.al