Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve në të gjitha qarqet në vend. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë inspektimit të punës në varrezat e bashkisë së Dibres, tha se kjo nismë e Ministrisë së Mbrojtjes vjen në respekt të të rënëve, në prag të 73 vjetorit të çlirimit të vendit. Sipas ministres Xhacka një mjedis më i sistemuar i vjen në ndihmë edhe familjarëve të mijëra dëshmorëve.
Rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve ne të 12 qarqet e vendit do të përfundojë përpara datës 29 Nëntor, kur kremtohet dhe dita e clirimit te vendit./abcnews.al