Diell i kuq, ajër i ndotur dhe tym. Fenomeni i çuditshëm atmosferik që po përjeton këto orë New York , ka një shpjegim: zjarret e mëdha që po shkatërrojnë perëndimin dhe në mënyrë të veçantë një prej tyre në Oregon dhe që aktualisht është më i madhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po krijojnë në New York një mjegull të dendur ndërsa mijëra kilometra larg zjarret shkaktojnë tym dhe hi deri në dhjetë kilometër lartësi.
Tymi i prodhuar nga mijëra hektarë pyje në flakë, po zhvendoset në bregun lindor, i favorizuar dhe nga erërat e forta. Shteti i New York ka vendosur gjendjen e alarmit deri në mesnatë për shkak të ndotjes së ajrit si pasojë e zjarreve.
Dhe në zona të tjera në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë ka pasur re tymi. Shërbimet amerikane për mbrojtjen e ambientit në New York dhanë alarmin për cilësinë e ajrit për një ditë të plotë. Por fenomeni vlerësohet se do të zhduket që sot për shkak të një fronti të ftohtë që parashikohet të vijë në Nju Jork. Sipas ekspertëve dielli i kuq dhe ajri i ndotur mund të përsëriten në ditët e ardhshme nëse zjarret do të vazhdojnë të jenë aktivë./abcnews.al