“Hapësira, kufiri i fundit. Këtu përfshihen udhëtimet e anijes kozmike Enterprise gjatë misionit të saj pesë-vjeçar, që synon eksplorimin e botëve të çuditshme, të reja, në kërkim të formave të tjera të jetës dhe civilizimeve, deri atje ku askush nuk ka shkuar kurrë më parë… “.
Kështu filluan episodet e Star Trek, seriali i suksesshëm televiziv i viteve 60 me Spock (Leonard Nimoy), Kapiten Kirk (Williams Shatner), Dr. McCoy (Jackson Deforest Kelly), inxhinier Scott dhe një ekipi në bordin e një anije kozmike legjendare Enterprise.
Ky serial bëri që shikuesit të ëndërronin udhëtimet në hapësirë. Sot shumë njerëz fantazojnë pas fluturimit të Jeff Bezos në hapësirë në bordin e anijes New Shepard të kompanisë private Blue Origin, raporton abcnews.al
Themeluesi i Amazon udhëtoi në hapësirë për 10 minuta e dhjetë sekonda. Asgjë e jashtëzakonshme. Thjesht mendoni, njeriu i parë në hapësirë, Jurij Gagarin, qëndroi në orbitë për 1 orë e 41 minuta në 12 Prill 1961.
Pas 60 vitesh, të emocionesh për dhjetë minuta duket një kontradiktë. Por ekziston një risi e madhe: është hera e parë që një kompani private dërgon qytetarë në hapësirë.
Në fakt, një kufi i ri.
Përveç Bezos, në bord ishin tre persona: vëllai i tij Mark, një astronaute 82 -vjeçare Wally Funk dhe studenti 18-vjeçar Holandez. Funk është një nga 13 pilotet femra që kaluan testet e astronautit të NASA-s në fillim të viteve 1960, por kurrë nuk udhëtoi në hapësirë.
Nga ana tjetër, holandezi 18-vjeçar ishte personi i parë që ka paguar për një udhëtim hapësinor. Blue Origin, u themelua nga Bezos në 2000 dhe po planifikon dy fluturime të tjera me pasagjerë brenda këtij viti.
Por për çfarë shërben kjo përpjekje teknologjike dhe ekonomike?
Në të vërtetë përfitimet që njerëzit nxjerrin nga zbulimet shkencore në lidhje me hapësirën janë të mëdha. Shumë teknologji të krijuara posaçërisht për misione përmirësojnë jetën tonë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me “turizmin hapësinor”. Ne jemi të sigurt për diçka të tillë, përtej polemikave mbi humbjen e parave dhe ndotjen e shkaktuar nga lëshimi i raketave në orbitë. s.b/abcnews.al