Këto janë përgatitjet e fundit për rikthimin e edicionit të 8 të “Jazz Festival”.
“Dhe dielli lind sërish”, kjo është motoja e edicionit të 8 të festivalit të “Jazzit”.
I cili rikthehet pas ndërprerjes nga pandemia .
“Në të njëjtën datë me ditëlindjen e Ernest Hemingway mbahet edhe festa e jazit në Tiranë”, shpjegon organizatori Altin Sukaj.
34 muzikantë, emrat të njohur europianë të kësaj muzike dhe rrymave të ndryshme, janë bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar për të rigjallëruar jetën artistike në këtë sezon turistik, pas pandemisë.
Audienca për këtë rrymë muzikore është rritur ndjeshëm edhe në Shqipëri, kjo e tregon edhe shitjen e biletave , sipas Sukajt.
Për dy ditë grupet e njohura të jazzit do të interpretojnë ritmet e kulturave të ndryshme, ndërthurur me balet.
E ku edhe spektatorët do të respektojnë kodin e veshjes që i përshtatet kësaj muzike./abcnews.al/

