Lojërat Olimpike Tokyo 2020, të planifikuara të nisin pas tre ditësh janë në rrezik prej infektimeve të shumta, mes tyre edhe sportistët e pranishëm në Fshatin Olimpik.
Së fundmi në konferencë për mediet foli kreu i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike, Toshiro Muto, i cili shtoi edhe më shumë frikën për anulimin e mundshëm të evenimentit, që do duhej të ishte organizuar vitin e shkuar.
I pyetur nëse ka shanse që Lojërat të anulohen edhe në momentin e fundit para nisjes, ai u shpreh: “Nuk mund të parashikojmë çfarë do ndodhë me infektimet, kështu që do vazhdojmë të vëzhgojmë situatën”. /abcnews.al