Mozzik ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit me një foto familjare. Reperi ka publikuar një imazh ku shihet krah prindërve të tij dhe vëllait, Getinjo.
“Ndër bekimet më të shpeshta e më të mira i kemi nga prindërit. E ne ndihemi edhe më shumë të bekuar kur çdo festë janë prej nesh. Urime Festa e Kurban Bajramit nga familja Aliu. Zoti ju ruajtë e ju dhashtë begati në shtëpitë tuaja!“, shkruan reperi.
Pas rikthimit me Loredanën, reperi e ka kaluar këtë periudhë mes Zvicrës dhe Kosovës. Prindërit e Hanës kanë paralajmëruar se do të sjellin një album të përbashkët dhe dy këngë janë publikuar.