Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Astronomia shqiptare zbulon një asteroid, do ta emërtojë me emër shqiptar

schedule09:12 - 20 Korrik, 2021

schedule 09:12 - 20 Korrik, 2021

Pranvera Hyseni, astronomia nga Kosova ka zbuluar një asteroid. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin edhe Sibora Bitrin, ajo tregoi se pas analizimit të të dhënave me bashkëpunëtorin e saj, Hap Griffin, të marra nga teleskopi, arritën në përfundimin se bëhet fjalë për këtë trup qiellor.

Pranvera shtoi se do të duhet kohë për të kuptuar më shumë mbi madhësinë e asteroidit. Ndër të tjera, ajo u shpreh se ka dëshirë që ta emërojë këtë trup qiellor me një emër shqiptar. “Asteroidi dihet që nuk ka ndonjë rrezik për Tokën.



Shtrihet në një orbitë mes Marsit dhe Jupiterit. Madhësia e saktë akoma nuk dihet për shkak se duhen dhe shumë vrojtime të tjera dhe mund të kuptohen më shumë detaje të tjera. Diku rreth dimrit, mundemi me e parë prapë dhe me marrë detaje të tjera rreth trupit qiellor.”, tha Pranvera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!