E vrau i dashuri, i jepet lamtumira  26-vjeçares greke, nëna: Sikur t’i thoja të dua për herë të fundit

schedule19:08 - 19 Korrik, 2021

schedule 19:08 - 19 Korrik, 2021

Varrimi i 26-vjeçares Garyfallia në Greqi u mbajt në një klimë dhimbjeje të thellë në Kishën e Agios Georgios, në vendin e saj të origjinës në Velo, Korint.

Miqtë dhe të afërmit i thanë lamtumirën e fundit vajzës fatkeqe që u vra në Folegandros nga i dashuri i  saj 30-vjeçar.

I dashuri i viktimës tashmë i arrestuar, rrëfeu se ai shtyu nga shkëmbinjtë dhe e hodhi të dashurën e tij Garyfallias në det duke humbur kështu jetën.
Fjalët e nënës së 26-vjeçares së ndjerë, janë tronditëse.

“Mësouni djemve tuaj të sillen si burra, të mos jenë endacakë. Le t’i rrisim djemtë tanë ndryshe. Asnjë nënë tjetër nuk duhet ta përjetojë këtë”, shtoi ajo.

Duke folur për vajzën e saj, ajo tha se ishte “një krijesë e shquar, një shkencëtare, një dhuratë për familjen dhe vëllezërit e motrat e saj” dhe theksoi se ajo do të donte t’i thoshte një herë të fundit se ai e do atë. e.l/abcnews.al/