Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbani duart larg nga lumenjtë dhe tokat tona”, protestë para bashkisë së Matit kundër HEC-it

schedule16:59 - 19 Korrik, 2021

schedule 16:59 - 19 Korrik, 2021

Këtë të hënë banorët e Madheshit në Mat kanë protestuar para Bashkisë, kundër ndërtimit të një HEC-i në zonën e tyre.

Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Matit Agron Malaj, pasi sipas tyre së bashku me vëllain me ndërtimin e këtij HEC-i po merr ujin që për ta është i vetmja mundësi për të jetuar.

“Ne jemi  mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit të HEC-it me anë të të cilëve kërkojnë të na rrëmbejnë tokat dhe ujin. Ne jemi autokton nga vitet aty, e vazhdojmë të jetojmë, ndërsa pjesa e klikës, banda kriminale të mbështetur nga qeveria kërkojnë të na marrin ujin. Ata e dinë fare mirë se pa ujë nuk ka jetë dhe zhvillim.

I bëjmë thirrje të mbajnë duart larg nga uji, nuk do të arrini kurrë që pa vullnetin e popullit të realizoni objektivat tuaja”, është shprehur një protestues./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!