Jashtë statusit të kryetarit të Bashkinë, si një mjek që është edhe profesioni i tij, Dritan Leli u ul në tryezë me pronarët e lokaleve të Vlorë duke shpjeguar pse muzika përhap virusin.
Ai u shpreh se është krijuar ideja e gabuar sikur valët muzikore përhapin virusin, por shpjegoi se virusi favorizohet nga muzika e lartë sepse njerëzit detyrohen të ngrenë zërin për t’u dëgjuar dhe për rrjedhojë lëshojnë më shumë stërkla.
“Përgjegjshmëri që tregonin në sezonin turistik. Kam ndjekur me shumë shqetësim, shqetësimin tuaj. Në momentin e parë kur u shfaqe problematika kemi bërë një takim në bashki dhe iu kërkova të sillnit dokumentacionet, Për fat të keq u përgjigjën vetëm 3 nga të gjithë bizneset. Duhet të jemi pak më shumë solidarë.
Është përcjellë në media problematika e shfaqur nga ju për orën policore. Kemi qenë në kontakt për çdo çezëm që prishet, për të gjithë ata që ju biznesin. Ju shpjegoj disa gjëra si mjek. I thashë një ekspertit të Komitetit Teknik shpjegojani njerëzve për muzikën me ze të lartë. Ju iu është krijuar ideja sikur virusi shpërndahet nga valët muzikore, Muzika me zë të lartë i detyron njerëzit të afrohen më shumë dhe të nxjerrin më shumë spërkla. Nuk e dimë nëse të gjithë vizitorët janë të shëndetshëm”, tha Leli.
Ai komentoi edhe zgjatjen e orarit për lejimin e muzikës përtej orës 23:00, të njoftuar nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë një gjë jo të vogël për sektorin e turizimit.
“Për fat kryeministri ka dhënë fashën e re orare që është ora 11. Nuk është një gjë e vogël, është një orë më shumë. Ajo që bisedova me Vasil Bedinajn është të jemi të gjithë të mirëkuptuar. Skena që kam parë dje nuk është një gjë që na nderon, Jemi në kulmin e sezonit turistik. Këto janë ditët tona. Sa më shumë muzikë të ketë aq më shumë do bërtasim dhe krijojmë mundësi për të infektuar dikë që kemi përballë.
Nuk e kemi zgjedhur këtë situatë. Duhet të përballemi me këtë situatë. Çfarë do të ndodhte nëse shifrat do të kërcejnë. Ne e kaluam këtë rrugëtim. Kjo po ndodh në shtete të civilizuara. Nuk mund ta mendojmë me natyrën tonë vlonjate që nuk ka bën gjë virusi. Sa kanë humbur familjarët e tyre nga virusi. Kam thënë hajde të konsultojmë që të shohim çfarë mund të përmirësojmë”, tha Leli. m.v/abcnews.al