Qeshi gjatë vizitës në zonat e përmbytura, kërkon falje politikani gjerman

schedule12:45 - 19 Korrik, 2021

schedule 12:45 - 19 Korrik, 2021

Kandidati demokrat për kancelar në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, Armin Laschet  këtë të hënë ka kërkuar falje para të gjithëve, pasi ka qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura nga përmbytjet.

Laschet përmes një postimi në Twitter shkruan se fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë.

“Më vjen keq për përshtypjen e lënë. Ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq për të. Fati i atyre që preken qëndron në zemrën tonë”, shkruan ai.

Në një moment gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga përmbytjet, videoja tregon Laschet dhe bashkëpunëtorin e tij duke folur dhe duke qeshur në sfond, gjë që shumë njerëz, për shkak të seriozitetit të situatës dhe momentit, e panë të papëlqyeshme.


 “Mënyra në të cilën Armin Laschet, në momentin kur presidenti u drejtohet viktimave, po sillet në sfond është mosrespektim dhe meriton dënim”, i tha sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve, Lars Klingbeil.

Sipas sondazheve aktuale, Armin Laschet mund ta pasojë Angela Merkel në pas zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit. Sipas sondazheve aktuale, Armin Laschet mund ta pasojë Angela Merkel në pas zgjedhjeve parlamentare në fund të shtatorit./abcnews.al