Lindita Halimi, këngëtarja shqiptare e cila jeton prej vitesh në SHBA ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm në trup. Ajo i kushon një rëndësi të madhe palestrës për të qëndruar sa më në formë.
Por shpeshherë është vënë në qendër të kritikave se ka kryer operacione plastike. Duke marrë shkas nga një artikull publikuar në një media, këngëtarja ka reaguar e revoltuar duke sqaruar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.
“Hunda e bërë? Hahaha! Kurrë në jetë operacion plastik s’kam bërë, lip fillers nuk konsiderohet operacion plastik budalla!”, është shprehur Linda. /abcnews.al