Garyfallia, 26-vjeçarja në ishullin grek Folegandros ka humbur jetën nga mbytja. Ky është konkluzioni i ekspertizës mjeko-ligjore. Ngjarja e rëndë ka marrë vëmendje në shtetin fqinj, ndërsa policia ka arrestuar të dashurin e viktimës.
Sipas ekspertizës, vajza ishte gjallë kur ra në ujë dhe se shkaku i vdekjes së saj ishte mbytja. Gjithashtu, dëmtimet e gjetura në trupin e saj ishin në përputhje me dëmtimet që rezultuan nga goditjet në shkëmbinj.
30-vjeçari, i dashuri i viktimës rrëfeu ngjarjen në polici në orët e para të së dielës dhe u arrestua. Sipas autoriteteve, të dy ata kanë pasur zënka ditët e fundit. E njëjta gjë ndodhi të premten pasdite, ndërsa ai ishte në lëvizje në makinë.
Lexo edhe: “Djema çfarë bëra…”! Misteri i vdekjes së të resë, njollat, vathi dhe çanta që fundosi të dashurin
30-vjeçari ka nxjerrë automjetin nga rruga dhe e është afruar në shpatin shkëmbor. Në këtë moment vajza ka dalë nga mjeti, ndërsa janë zënë me njëri-tjetrin. Sipas tij vajza e ka goditur me gurë dhe ai e ka shtyrë në det.
I riu pretendon se ai u zhyt në det për ta ndihmuar, por kur e pa të dashurën pa ndjenja ka ikur, përcjell abcnews.al.
26-vjeçarja vdiq nga mbytja, pasi për shkak të goditjeve që ka marrë në shkëmb nuk ka mundur të reagojë pasi ka rënë në det.
Ngjarja është parë nga një grua në Folegandros , e cila rastësisht kaloi pranë dhe njohu 30-vjeçarin i cili ishte i fshehur dhe i frikësuar në zonën shkëmbore. Në këtë moment ajo ka njoftuar policininë, të cilët pasi mbërritën bënë arrestimin e tij.
Në momentin që u arrestua, 30-vjeçari u tha policëve “djema çfarë bëra, ishte moment i keq“. Pastaj ai u dërgua në stacionin policor të ishullit. g.v/abcnews.al