Erë e fortë dhe dallgë në Velipojë, turistët braktisin plazhin

schedule11:48 - 18 Korrik, 2021

schedule 11:48 - 18 Korrik, 2021

Moti i keq me erë, reshje dhe stuhi ka prekur edhe vijën bregdetare të Velipojës duke detyruar turistët që të braktisin plazhin, të paktën për ditën e sotme me shpresën se në ditët në vijim do të rikthehen temperaturat për të shijuar rrezet e diellit.

Gazetari i “ABC” Simon Shkreli sjell pamjet nga situata paraditen e sotme në plazhin e Velipojës, ku vërehet vetëm ndonjë qytetar që bën ecje buzë detit, ndërsa shezlongët nuk janë hapur.

E njëjta situatë, madje e shoqëruar me reshje shiu dhe vetëtima ishte në Durrës mëngjesin e sotëm, ndërsa edhe Tirana u zgjua me rrebesh.

Ballkani po goditet nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë./ db/Abcnews.al