Një 65-vjeçare është gjetur e vdekur në banesë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhdur në lagjen “Kongresi”.
Shtetësja P. L., 65 vjeçe, e cila ishte e sëmurë dhe jetonte e vetme në banesë është gjetur pa shenja jete. Sipas policisë dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Më datë 18.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, në banesën e saj, është gjendur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetesia P. L., 65 vjeçe, e cila ishte e sëmure dhe jetonte e vetme në banesë. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale,” thuhet në njoftimin e policisë.