Jurgen Uldedaj rikthehet në ring me një fitore bindëse. Boksieri lezhjan ka mundur me nokaut në raundin e shtatë ukrainasin Dmitri Serguta.
Kjo ishte fitorja e 14-të e 23-vjeçarit që bokson në kategorinë “Cruiser” (deri në 90 kilogram).
Uldedaj prej vitesh stërvitet në Gjermani nën urdhrat e trajnerit Dirk Dzemski dhe promotorit më të njohur në Gjermani Ulf Steinforth.
Me kalimin e viteve Uldedaj ka legjitimuar veten si bokseri numër një në peshën “Cruiser” në skenën gjermane të boksit. / abcnews.al