“Ambulanca, ambulanca…”, zhduket 45-vjeçari në Farkë, familja: Dyshohet se u mbyt në liqen

schedule22:07 - 17 Korrik, 2021

schedule 22:07 - 17 Korrik, 2021

Një person rreth 45-vjeç dyshohet se është mbytur mbrëmjen e sotme në liqenin e Farkës në Tiranë.

“ABC” ka siguruar pamjet e momentit kur në vendin e ngjarjes arrin ambulanca.

Policia thotë se nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se 45 vjeçari me inicialet B.H. është mbytur në liqen.

Policia thekson se është bërë njoftimi i polumbarëve për nisjen e kërkimeve për gjetjen e trupit të 45-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al