Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Delta” rikthen Britaninë në shifrat e Janarit, mbi 54 mijë të infektuar, mes tyre ministri: Jam mirë

schedule21:47 - 17 Korrik, 2021

schedule 21:47 - 17 Korrik, 2021

Rastet e koronavirusit arritën një rekord të ri në Britani, pasi autoritetet shëndetësore njoftuan të Shtunën 54,674 të infektuar me Covid-19. Kjo është një rritje e mëtejshme nga 51,870 raste të reja të njoftuara të Premten.

Rastet ditore të katër ditëve të fundit janë më të lartat e regjistruara që nga 15 janari. Midis rasteve të reja është Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, por pa asnjë simptomë, ndërsa është vaksinuar që nga maji. “Deri më tani simptomat i kam shumë të lehta” tha ai.

Britania të Shtunën regjistroi 41 vdekje nga 49 të premten. Britania ashtu si shumë vende të tjera në botë është nën “ethet” e variantit “Delta”.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!