Racizmi godet sërish futbollin. Kombëtarja olimpike e Gjermanisë zgjodhi të luante një miqësore përballë Hondurasit, por ndeshja nuk përfundoi e plotë.
Jordan Torunarigha (23) luan si mbrojtës, është me origjinë nga Nigeria dhe aktivizohet me ekipin e parë të Hertha Berlin prej pesë vitesh.
ℹ️ The game has ended 5 minutes early with the score at 1-1. The Germany players left the pitch after Jordan Torunarigha was racially abused.#WirfuerD #Tokyo2020 pic.twitter.com/D85Q63Ynr9
— Germany (@DFB_Team_EN) July 17, 2021
Një lojtar kundërshtar kreu ofendime me baza racore ndaj tij dhe shokët vepruan menjëherë duke braktisur fushën pak minuta përpara fundit të takimit.
Trajneri i Gjermanisë, Stefan Kuntz foli shkurt në lidhje me episodin. “Kur një nga lojtarët tanë bie viktimë e racizmit, zgjedhja jonë është të mos luajmë më“.
Reagim edhe nga kombëtarja e Hondurasit, që nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan: “Ndeshja përfundoi në minutën 87-të për shkak të braktisjes, që erdhi nga fyerjeve që mori një lojtar gjerman nga një prej lojtarëve të ekipit tonë.
➡️ Juego Finalizado al 87′ por abandono debido a que un jugador alemán alegó un supuesto insulto racista de parte de un seleccionado hondureño.
La @FenafuthOrg sobre el tema expresa que la situación pasa por un mal entendido en el terreno de juego.#FENAFUTH pic.twitter.com/6UGngnsUDH
— Selección Nacional de Honduras (@FenafuthOrg) July 17, 2021
Në lidhje me këtë ngjarje, Federata deklaron se situata ndodhi për shkak të një keqkuptimi në fushë“. /abcnews.al