Achraf Hakimi, i cili zbarkoi në Paris pak ditë më parë nga Interi është infektuar me koronavirus. Lajmi nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare nga ana e klubit, por L’Equipe e zbulon përmes burimeve të saj.
Mësohet gjithashtu se anësori është izoluar për të shmangur përhapjen në pjesën tjetër të skuadrës. Ky është rasti i parë i infektuar pas shumë kohësh qetësi në “Parc de Princes”.
Hakimi nuk ishte me skuadrës sot në ndeshjen miqësore ndaj FC Chambly. Ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 2-2 dhe golat për parizienët i shënoi Icardi me penallti dhe talenti Xavi Simons. /abcnews.al