Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpool këtë verë sepse Jurgen Klopp edhe për një tjetër sezon nuk mund t’i krijojë hapësira për të luajtur rregullisht.
Ofertat për yllin e Zvicrës janë disa, por duket se Galatasaray është më pranë sulmuesit nga Gjilani. Mediet nga Turqia raportojnë se bisedimet mes palëve vazhdojnë.
Turqit tentojnë ta marrin me huazim me të drejtë blerje. Synimi është që opsioni i blerjes të caktohet në 7 milionë. Vetë Shaqiri është në bisedime me Galatasaryn për marrëveshje të mundshme. /abcnews.al