Pritet të fillojë pas pak mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, gjatë punimeve të të cilit më shumë se 5 000 delegatë do të votojnë për emrat e 300 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë.
Ky i fundit është organi që më pas ka të drejtën e zgjedhjes së lidershipit të ri të partisë.
Lexo edhe: 4 pikat që miratoi PD, Kadilli thirrje demokratëve: Duhet të ndryshojmë vetë, pastaj të mundim Ramën
Pjesë e listës së kandidatëve janë edhe ish-kryeministri Sali Berisha si dhe ish-presidenti Bujar Nishani ndonëse ka qenë një zë mjaft kritik i Lulzim Bashës.
Kjo për shkak se rregullores së partisë sipas të cilës, ish-kryeministrat, ish-presidentët dhe ish-kryetarët e Partive nuk kalojnë për votim por kualifikohen automatikisht.
Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 11:00.
Gjithashtu në këtë takim fokus i diskutimit pritet të jetë analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe do të paraqitet për votim raporti përmbledhës me 13 përfundime, që u kalua të enjten nga kryesi.
Gjithashtu ditën e sotme pritet të marrin pëlqimin edhe 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statut.
Kujtojmë se në propozimet e tij Basha kërkoi zgjerim të kryesisë, shtim të sekretariateve, kalimin e kompetencës për të vendosur mbi marrëveshjet politike dhe koalicionet nga Kryesia te Këshilli Kombëtar, teksa ka kërkuar të sanksionohet në statut edhe ngritja e një strukture të re vendore Këshilli Koordinues i Qarkut, i drejtuar nga Drejtuesit Politikë dhe që do të funksionojë me mandat të plotë.