Një grup i cili kryente një vjedhje në lokale dhe dyqane është goditur nga policia. Dy persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas policisë janë dokumentuar me prova shkencore 14 vjedhje të dyshuara të kryera nga personat e vënë në pranga. Të arrestuarit janë Geri Metaj 19 vjeç dhe M.P. 15 vjeç nga Durrësi. Policia ka bërë publike dhe listën e lokaleve dhe dyqaneve që këta hajdutë kanë vjedhur. /abcnews.al
Goditet grupi i hajdutëve të lokaleve në Durrës, dy të arrestuar
schedule13:32 - 16 Nëntor, 2018
schedule 13:32 - 16 Nëntor, 2018