Florian Marku ka pësuar një dëmtim, dhe dueli ndaj rumunit Prodan është shtyrë për në vjeshtë. Boksieri shqiptar ka dhënë lajmin e keq për tifozët e shumtë me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan:
“Për të gjithë tifozët e mi: jam tepër i irrituar që po njoftoj që ndeshja ime me Prodan duhet të shtyhet për shkak të një dëmtimi që kam pësuar.
To all my fans , I am very frustrated to announce my fight with prodan has to be postponed due to an injury I have sustained , However I will be back in training very soon and ready to fight Prodan in September. @EddieHearn @MatchroomBoxing @sjamboxing pic.twitter.com/tNvqrOsr7E
— Florian Marku ? (@FlorianMarku92) July 16, 2021
Gjithsesi, unë do të rikthehem në stërvitje shumë shpejt dhe do të jem i gatshëm të luftoj me Prodan në shtator“, shkruan “luftëtari” shqiptar në lidhje me duelin me rivalin e pathyeshëm.
Ndeshja me Prodan ishte programuar të zhvillohej më 7 gusht, një betejë me 12 raunde për titullin International Welterweight. /abcnews.al