Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 2 mijë raste dhe 14 të vdekur nga Covid në Greqi

schedule18:05 - 16 Korrik, 2021

schedule 18:05 - 16 Korrik, 2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 2691 raste të reja me Covid, 11 prej të cilëve janë identifikuar në pikat kufitare të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 453,200, nga të cilat 51,2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 167 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,721 kanë qenë kontakte.

Nga rastet e njoftuara sot, 1,216 janë në Atikë, 184 në Selanik dhe 112 në Heraklion. Në 24 orët e fundit 14 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërkaq, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar 12,833. g.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!