Sot u përcoll në banesën e fundit e motra, ndërron jetë vajza e vogël e familjes që u plagos nga shpërthimi në Velipojë

schedule17:38 - 16 Korrik, 2021

schedule 17:38 - 16 Korrik, 2021

Akoma pa u tharë lotët pas përcjelljes për në banesën e fundit të 19-vjeçares që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, familja Gjoka është përballur me një tjetër humbje të madhe.

Motra e vogël e Danielës, Klarisa Gjoka 15-vjeçe ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku bashkë me të motrën, vëllain dhe nënën e tyre u dërguan për një trajtim të specializuar mjekësor.

Pavarësisht trajtimit mjekësor, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda që pësoi nga shpërthimi i bombolës së kampingut 3-5 kg, mëngjesin e katër korrikut.

Daniela Gjoka, vajza e madhe e familjes mbylli sytë pak ditë më parë ndërkohë që sot u përcoll për në banesën e fundit. Ajo kishte planifikuar që në muajin gusht të kurorëzonte dashurinë në martesë me partnerin e saj.

Ata jetonin në Itali por ishin kthyer në Velipojë për të bërë gati hotelin për të nisjen e sezonit turistik. Nëna dhe tre fëmijët u trajtuan për disa ditë në Tiranë dhe më pas u dërguan në Itali. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës dhe vëllait të dy vajzave që patën fundin tragjik. m.v/abcnews.al