Gjykata e Vlorës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Arqile Basho nga tre vëllezërit Myslim, Fatosh dhe Elmaz Myslimi.
Gjyqtarja Iliba Bezati në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ky është një akt I rëndë që cënon punë e gjyqtarëve.
Ndër të tjera në deklaratën e saj gjykata theksons e raste të tilla mund të ndikojnë edhe në vendimin që mund të japin gjyqtarët.
Referuar problematikave jo vetëm në këtë rast duhet që gjykatat të kenë personel të shtuar të sigurisë, por edhe të infrsstrukturës me qëllim evitimin e rasteve të tilla.
Deklarata e plotë:
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj Ne, magjistratët e juridiksionit të Apelit Vlorë, shprehim shqetësimin e thellë në lidhje me aktin e dhunshëm të palëve ndërgjyqëse ndaj gjyqtarit Arqile Basho të datës 15.07.2021, të transmetuara gjatë edicioneve informative në televizion dhe dënojmë me forcë çdo akt që cenon sigurinë e magjistratëve.
Në kronikë është transmetuar gjuhë jo etike dhe fjalor fyes ndaj gjyqtarit së çështjes. Akte të tilla të përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm ndaj magjistratëve, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës.Shprehim mbështetjen e palëkundur ndaj gjyqtarit Arqile Basho dhe të gjithë anëtarëve të personelit të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të jetojnë e të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve nga armiqtë e drejtësisë.
Shprehim falënderimin për bashkëpunimin e ngushtë dhe reagimin e menjëhershëm të agjencive ligjzbatuese për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të akteve të tilla të dhunshme, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.
Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo dhuna verbale apo fizike ndaj magjistratit.
Sjellim në vëmendjen e opinionit publik se respektojmë rolin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër, edhe media duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe të magjistratëve, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit. Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së magjistratit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor.
Të udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, transparencës, ndershmërisë, llogaridhënies dhe besueshmërisë, shprehim angazhimin për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, i cili ka si një ndër objektivat e tij kryesorë forcimin e bazave për përmirësimin e marrëdhënieve të gjyqësorit me median, në çdo rast duke garantuar respektin reciprok./abcnews.al