Harry Kane dëshiron të largohet nga Tottenham, por londinezët po tentojnë ta mbajnë me çdo kusht. Sulmuesi është nën kontratë dhe transferimi i tij nuk është i lehtë.
Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, nuk dëshiron ta shesë dhe Manchester City ka nisur ta kuptojë se duhet të shohin për ndonjë opsion tjetër.
Daily Mail shkruan se kampionët e Anglisë po monitorojnë nga afër situatën e Robert Lewandowski.
Polaku i Bayern Munich gjithashtu është nën kontratë dhe është një lojtar që garanton gola. Bavarezët sigurisht as që e çojnë në mend shitjen e tij. /abcnews.al