Në Filipine protestuesit kundër vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump janë përleshur me policinë. Ndërkohë, Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mbërritur në Manila ku është takuar me presidentin Rodrigo Duterte.
Vizita e presidentin amerikan, Donald Trump në Filipine shkakton dhunë. Policia e këtij vendi ndërhyri me ujë me presion për të ndaluar protestën e qindra personave që ishin mbledhur në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Manila. Në këtë mënyrë ata kundërshtuan vizitën e Trump.
“Mjaft me imperalizëm”; “Shkarkoni Trump” ishin disa nga pankartat që mbanin në duar manifestuesit, të cilët u bllokuan nga policia. Presidenti amerikan ka mbërritur në Filipine, shtet i cili mbyll etapën e turit aziatik, dhe do të marrë pjesë në samitin e shteteve të Azisë juglindore dhe lindore, i quajtur ndryshe “ASEAN”.
Ndërkohë, Trump në Manila është takuar edhe me presidentin e Filipines, Rodrigo Duterte. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u vetëofrua të ndërmjetësonte lidhur me pretendimet për “Detin e Kinës Jugore” që ka tensionuar gjithë rajonin.
Por nga ana tjetër, presidenti Duterte nënvizoi se në samitin dy-ditor çështja e pronësisë së detit nuk do të diskutohet, pavarësisht se në të marrin pjesë pothuajse të gjithë vendet që janë përfshirë në konflikt./abcnews.al
Vizita e Trump në Filipine sjell dhunë
schedule16:03 - 12 Nëntor, 2017
schedule 16:03 - 12 Nëntor, 2017